Kërceni tek përmbajtja

Françesku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Papa Françesku

Portreti dhe stema e Françeskut
Papa i 266-të i Kishës katolike
Zgjedhja 13 mars 2013
Motoja Miserando atque Eligendo
Paraardhësi papa Benedikti XVI
Emri Jorge Mario Bergoglio
Lindja Buenos Aires,Argjentinë, (1936-12-17)17 dhjetor 1936
Vdekja Domus Sanctae Marthae, Vatikan, 21 prill 2025 (88 vjeç)
Firma

Françesku ose Papa Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur si Jorge Mario Bergoglio; 17 dhjetor 1936 - vdekur më 21 prill 2025) ishte papa i 266-të[1] i Kishës Katolike Romake, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai ishte edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.[2]

Françesku ishte i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që u zgjodh papë. Ai ishte gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

  1. ^ John A. Hardon's Modern Catholic Dictionary (1980) lists Pope John Paul II (1978–2005) as 264th pope, making Pope Benedict XVI the 265th and Francis the 266th
  2. ^ "Pope Francis: 13 key facts about the new pontiff". The Guardian (në anglisht). 13 mars 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  3. ^ Donadio, Rachael (13 mars 2013). "The New Pope: Bergoglio of Argentina". The New York Times (në anglisht). Marrë më 13 mars 2013.
  4. ^ Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri[lidhje e vdekur], Top Channel, 18 gusht 2014
Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
Benedikti XVI
Papë
13 mars 201321 prill 2025
Pasardhësi 
Leoni XIV